Loading…

Smajlaj: Më mirë t’u paguhej bujqve sigurimi i traktorëve, se makinave të mërgimtarëve

  • 27/05/2022 | 18:57

Smajlaj: Më mirë t’u paguhej bujqve sigurimi i traktorëve, se makinave të mërgimtarëve

Njohësi i çështjeve politike, Avdi Smajlaj, kritikoi vendimin e qeverisë për të iu paguar policat e sigurimit veturave të mërgimtarëve, ai mendon se me ato para më mirë do të ishte që qeveria të u ndihmonte bujqëve, shkruan Gazeta Metro.


Smajlaj e sheh ndryshe vendimin e qeverisë e cila vazhdimisht ua paguan policat e sigurimit veturave të mërgimatëve, ai thotë se më mirë do të ishte që këto mjete të ndaheshin për sigurimin e mjeteve të punës për bujqit kosovarë.

“Më mirë do të ishte t’u paguhej sigurimi i traktorëve bujqëve, se sa sigurimi i makinave të mërgimtarëve”, shkroi ai.

Qeveria e udhëhqeur nga kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka ndarë miliona euro për të paguar policat e sigurimit për veturat e mërgimtarëve.

Njëjtën kohë bujqit kosovarë nuk kanë sigurime për  mjetet e tyre të punës, dhe kjo problematikë asnjëherë nuk është ngritur nga asnjë qeveri.

Bujqit kosovarë po përballen me probleme të shumta, pasi që është rritë kostoja e investimeve në bujqësi.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, nafta ka pësuar një rritje të madhe të çmimit, gjithashtu dhe plehërat kimike dhe repromaterialjet e tjera kanë pësuar ngritje të madhe të çmimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë