Loading…

S’mbet tjetër veç thumbat në Twitter: Kryeministri Kurti tallet në llogari të Vucic, ama ‘Zajednica’ i ‘vet-menaxhoi’ në Ohër

  • 21/03/2023 | 18:00

S’mbet tjetër veç thumbat në Twitter: Kryeministri Kurti tallet në llogari të Vucic, ama ‘Zajednica’ i ‘vet-menaxhoi’ në Ohër

Quaje vetëqeverisje e apo vet-menaxhim kompetencat e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbeten në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjes së Ohrit siç janë pajtuar Kosova e Serbia në Ohër. Kryeministri Kurti ka shkruar të martën pasdite në përpjekje të krijojë versionin e tij të ngjarjeve, shkruan Gazeta Metro.


Pritej se këta dy burrështetas ‘të rreptë’ ballkanas ta kenë një qasje të veten sa i përket rrjedhës së ngjarjeve dhe një narracion të vetin për të zhvlerësuar përfitimet e palës tjetër.

Kryeministri Kurti me këtë qasje ka shkruar në konton e tij në Twitter, në anglisht, një porosi ku pretendohet se presidenti serb Aleksandar Vucic paska refuzuar një ofertë të tijën për një Asociacion tyë serbëve që ‘vet-menaxhohen’ para 27 shkurtit e 18 marsit.

“Pasi refuzoi të nënshkruaj Marrëveshjen me 27 shkurt dhe para se të refuzonte përsëri ta nënshkruante me Aneksin e bashkëngjitur më 18 mars, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vet-menaxhimit për Serbët e Kosovës, në një asociacion që unë do ta përpiloja e propozoja. A është ai një Dr No apo Zoti Nyet? Epo, që nuk është një doktor ne e dimë.”

E ka inkuadruar një tallje ironike në fund me të duke aluduar se presidenti serb Vucic nuk është aq inteligjent.

Si Kurti dhe Vucic kanë shkëmbyer tallje e thumba ndaj njëri tjetrit edhe më parë dhe i kanë shfrytëzuar me kalkulimet e tyre elektorale e politike. E që Marrëveshja e Ohrit nuk është edhe aq e popullarizuar as në Kosovë e as në Serbi mund të shihet si indikacion edhe kjo qasje e liderëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë