Loading…

‘Smooth criminal’: Hajni i pispillosur vjedh një dyqan në New York

  • 03/01/2022 | 18:36

‘Smooth criminal’: Hajni i pispillosur vjedh një dyqan në New York

I veshur me shije e i armatosur me një armë hajni vodhi një dyqan në New York natën e vitit të ri njoftuan policia e metropolit, transmeton Gazeta Metro.


Ky horr kishte të vendosur një maskë dhe e kishte terrorizuar shitësin në dyqan në mbrëmjen e të premtes sipas autoriteteve që e kanë shpallur në kërkim. Incidenti ishte xhiruar nga kamerat e sigurisë.

Ai fillimisht kishte kërkuar të informohej për produktet para se të tregonte armën në brez sipas policisë dhe pamjeve nga kamerat.

Ai e kërcënoi vazhdimisht punëtorin duke prekur armën në dyqan dhe i vodhi 700 dollarë nga arka dhe i grabiti edhe telefonin mobil shitësit para se të arratisej.

Punëtori nuk ishte lënduar nga ky incident sipas policisë dhe autoritet janë në ndjekje të të dyshuarit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë