Loading…

Snajperisti amerikano-gjerman i UÇK’së, operohet sërish për plagët e luftës

  • 14/11/2020 | 08:34

Snajperisti amerikano-gjerman i UÇK’së, operohet sërish për plagët e luftës

Ushtari i UÇK’së me nënë gjermane dhe baba amerikan Spath, Michael Valter Spath ishte pjesë e brigadës 138 në Koshare, krahpërkrah me Agim Ramadanin e të tjerë. Ai vetëm gjatë luftës në Kosovë ishte i plagosur tri herë, dje operruar sërish për plagët e luftës, shkruan Gazeta Metro.


Snajperisti amerikano-gjerman ia ka dalë me sukses operimit, sipas njoftimit që bëri Hisen Berisha, bashkëluftëtar i tij.

“Në orët e vona, nën përkujdesin e mjekut kirurg Dr. Astrit Hamza dhe ekipit të tij asistues, ia doli me sukses operimit, Heroi i luftës së UÇK në Koshare, RENGER Michael Valter Spath. I fortë dhe i durueshëm si në ditët kur u plagos disa herë e rëndë në front, ashtu edhe tani kur i duhet t’i trajtojë kohë pas kohe, ato plagë që nuk rendin t’ia kujtojnë se janë aktive”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë, që Snajperisti Michael Valter Spath ka marrë edhe pasaportën kosovare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë