Loading…

S’ndalin protestat iranianët e po djegin hixhabet, regjimi islamik i vrau së paku 31 persona

  • 22/09/2022 | 17:29

S’ndalin protestat iranianët e po djegin hixhabet, regjimi islamik i vrau së paku 31 persona

Së paku 31 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave në Iran ka njoftuar organizata Iran Human Rights, të shkaktuara pas vdekjes së gruas së re Mahsa Amini të cilën e vrau e ashtuquajtura ‘polici e moralit’ pasi nuk e kishte vendosur shaminë si duhet, transmeton Gazeta Metro.


“Populli iranian doli në rrugë që të luftojë për të drejtat e veta themelore dhe dinjitetin njerëzor, e pushteti në këto protesta paqësore u përgjigj me plumba” ka njoftuar sit drejtori i IHR, Mahmoud Amiry-Moghadam pas gjashtë ditë protesta.

Zyrtarët e regjimit fanatik iranian kanë pretenduar se  shtete të huaja po tentojnë të shkaktojnë trazira në Iran.

Protestat shpërthyen në Iran pas vdekjes së gruas 22 vjeç në Teheran pas 3 ditë në komë në spital ku kishte përfunduar pasi që nën arrestin e ‘policisë së moralit’ ishte rrahur.

Regjimi i Iranit ka vendosur kufizime në qasje në rrjete sociale me të cilat qytetarët iranian i shfrytëzojnë për komunikim me jashtë rreth situatës.

Vrasjen e gruas së re iraniane me prejardhje kurde e kanë dënuar Organizata e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Europian dhe SHBA./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë