Loading…
Soda e bukës dhe tre arsye pse nuk duhet t’ja ndani flokëve tuaj
  • 15/03/2019 | 23:31

Soda e bukës dhe tre arsye pse nuk duhet t’ja ndani flokëve tuaj

Ndihmon në rritjen e flokëve

Nëse flokët e tu janë të mbushur me toksina dhe me substanca kimike, ata nuk do të mund të rriten si duhet. Soda e bukës ndihmon në pastrimin e thellë të flokëve. Jo vetëm kaq, soda e bukës dhe pastrimi i thellë që do të sigurojë ajo për flokët do të bëjë që këta të fundit të rriten më të fortë dhe më të shëndetshëm, transmeton Gazeta Metro.


Eleminon klorin

Klori mund të dëmtojë shumë flokët tuaj. Për më tepër, ai mund të ndikojë edhe në ndryshimin e ngjyrës së flokëve. Soda e bukës eleminon klorin nga flokët, duke evituar kështu të gjitha dëmet e mundshme që mund të shkaktohen prej tij.

Eleminon mbetjet e produkteve

A e dinit që mbetjet e produkteve të flokëve, mund t’i bëjnë këto të fundit të rënda dhe me yndyrë? Gjithsesi mos u shqetësoni soda e bukës i pastron flokët tuaj në thellësi. Kjo nga ana tjetër bën që flokët tuaj veç pastërtisë, të fitojnë edhe shkëlqimin e munguar./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë