Loading…

‘Sofra e Gurtë’ me mesazhin ‘dialog’, Rama tenton sërish afrimin me studentët

  • 05/11/2026 | 08:30

‘Sofra e Gurtë’ me mesazhin ‘dialog’, Rama tenton sërish afrimin me studentët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe një herë ftesën për dialog drejtuar studentëve që prej javësh protestojnë kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.


Edhe këtë të enjte, para godinës së kryeministrisë është vendosur e ashtuquajtura “Sofra e Gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”.

Pamjet e tryezës prej guri Rama i ka publikuar në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me mesazhin e shkurtër “Mirëmëngjes”, në një tjetër përpjekje për t’i ftuar studentët në bisedime.

Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e studentëve dhe pedagogëve, si dhe të shqyrtojë propozimet e tyre përmes dialogut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë