Loading…

Sokol Havolli pas largimit nga BQK emërohet kryeshef i ‘Prishtina Parking’

  • 25/10/2022 | 16:00

Sokol Havolli pas largimit nga BQK emërohet kryeshef i ‘Prishtina Parking’

Ish-zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë “Prishtina Parking” ku Hallovi renditet i pari në mesin e pesë kandidatëve me më së shumti pikë 38.75.

Ardhja e Havollit në këtë pozitë vjen pas shkarkimit të Liridon Restelicës rreth 2 muaj më parë nga kjo ndërmarrje.

Lajmin për shkarkimin e tij e kishte bërë të ditur Përparim Rama, kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili pati thënë se një ndër arsyet për shkarkimin e tij është edhe keqpërdorimi i pozitës.

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL ‘Prishtina Parking’ ka konstatuar se veprimet e kryeshefit ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL ‘Prishtina Parking’”, pati thënë Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë