Loading…

Solskjaer është trajneri me statistikat më të këqija në 50 vitet e fundit te Unitedi

  • 24/01/2020 | 15:12

Solskjaer është trajneri me statistikat më të këqija në 50 vitet e fundit te Unitedi

Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon me statistika të tmerrshme si trajner i Manchester United. Trajneri norvegjez erdhi si trajner i përkohshëm te Unitedi në mesin e sezonit të kaluar, duke zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar. Megjithatë ai mbetet i sigurt se puna po vazhdon sipas planit dhe arsyetim e ka se Jurgen Klopp ju deshën 4 vite për të ndërtuar skuadrën e Liverpool, pretendim ky që shumë pak njerëz do të ja pranonin si të mirëqenë.  


Derisa edhe shokët e tij që punojnë në mediat angleze sportive e mbronin punën e tij dhe e shanin kryesinë e klubit legjendar anglez, posaçërisht Drejtorin Ed Woodward, tani vështirë se mund ta mbrojë kush Solskjaer më.

Edhe ish kapiteni i ekipit që fitoi tripletën me Manchester United, Rio Ferdinand, e vlerësoi situatën si të turpshme. Ai nuk u përmbajt në televizion pas humbjes së United nga skuadra modeste por kryeneçe Burnley.

Më 28 mars 2019, pasi kishte fituar 14 nga 19 ndeshjet e tij në krye, Solskjaer nënshkroi një kontratë tre vjeçare për të marrë përsipër detyrën në baza të përhershme te Unitedi.

Megjithatë, ai më nuk mund të krenohet si trajner i Unitedit pasi nga ajo kohë ka marr vetëm rekorde të tmerrshme. Si trajner i përhershëm, Solskjaer krenohet me një rekord alarmant prej vetëm 18 fitoreve nga 46 ndeshje në të gjitha garat dhe ai ka humbur më shumë ndeshje të Ligës Premier sesa që ka fituar.

Në përgjithësi, norvegjezi ka një normë prej vetëm 34 për qind të fitoreve si trajner i Unitedi. Kur e krahason atë me të gjithë menaxherët e përhershëm në historinë e United, kjo e bën Solskjaer të shtatin më të keqin që klubi ka emëruar ndonjëherë dhe më pak i suksesshëm në 49 vitet e fundit.

Frank O’Farrell – i cili menaxhoi Unitedin midis viteve 1971 dhe 1972 – ishte trajneri i fundit që prodhoi një normë fitoresh më të dobët dhe katër nga gjashtë menaxherët nën Solskjaer mbajtën postin e trajnerit para Luftës së Dytë Botërore.

Kjo duhet edhe më keq te Unitedi kur dihet se menaxheri që iu afrua nivelit të fitoreve së Ferguson ishte në fakt Jose Mourinho i shkarkuar.

Derisa numrat e performancës në fushë janë të pamohueshëm njëjtë janë edhe ato në bursën ekonomike, ku United ka rritje të vlerës së aksioneve për 30 për qind në periudhën e fundit. Kjo e mban skuadrën angleze si klubin më të vlefshëm në treg dhe pronar treg dhe pronarët amerikanë të familjes Glazer të kënaqur me drejtorin Ed Woodward dhe kryesimin e tij me klubin.

Të gjitha akuzat drejtohen ndaj Woodward dhe menaxhimit të tij me klubin në anën sportive, sa i përket anës ndërmarrëse të United askush nuk mund t’i mohoj meritat atij, ishte Woodward që e solli në maje të botës me përfitime monetare.

Më të fundit
...
  • 22/09/2020 | 11:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë