Tekniku norvegjez ka folur në prag të ndeshjes së radhës.
Ole Gunnar Solskjaer ishte shumë i kritikuar pas humbjes së thellë vikendin e kaluar ndaj Liverpoolit 0-5, shkruan lajmi.net.
Solskjaer në një intervistë e ka pranur se kjo javë ishte e vështirë për të pas humbje të thellë të pësuar nga “The Reds”.
“Ka qenë një javë e vështirë, sigurisht, na është dashur të përballemi me rezultatin dhe paraqitjen kundër Liverpoolit që e dimë se nuk ishte mjaftueshëm e mirë dhe kjo është diçka me të cilën duhet të merren futbollistët, prandaj jemi në këtë lojë”.
“Kemi pasur një javë të mirë në stërvitje, dhe po presim me padurim ndeshjen tjetër”.
“Na duhet patjetër një reagim dhe është detyra ime gjithashtu t’i vendos lojtarët në kuadrin e duhur mendor. Unë jam përgjegjës për reagimin, rezultatin, performancën”.
“Ne kemi pasur një javë të mirë dhe mendoj se djemtë janë gati të japin më të mirën e tyre siç bëjnë gjithmonë”.
Solskjaer konfirmoi se e tërë skuadra është e gatshme për ndeshjen e radhës ndaj Tottenhamit, përveç Pogbës që është i suspenduar me kartonë.