Loading…

Solskjaer krahason Ronaldon me Michael Jordan

  • 03/11/2021 | 17:02

Solskjaer krahason Ronaldon me Michael Jordan

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer ishte i kënaqur të shihte përsëri Cristiano Ronaldon në rolin e heroit, pasi që ylli portugez shënoi dy gola dhe siguroi një pikë të vlefshme kundër Atalantas mbëmë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo mbrëmë shënoi dy gola në barazimin 2:2 të United kundër Atalantas, fillimisht duke barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 45’+1 shtesë dhe më pas përsëri e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 90’+1 shtesë, përcjell KosovaPress.

Pas kësaj paraqitje, trajneri i United Solskjaer ishte tejet i kënaqur ku e krahasoi yllin portugez me njërin nga basketbollistët më të mirë të gjitha kohërave në NBA Michael Jordan.

“Ronaldo është i mahnitshëm, nëse dëshironi që dikush ta ketë topin në minutat e fundit, është ai. Ai është golashënuesi më i mirë i kësaj kohe, dhe kjo është e vështirë për mua ta them pasi ai me tejkaloi mua me dy golat e fundit, tani ai ka një gol më shumë për Manchester United se unë, por mbresëlënëse”, tha Solskjaer.

“Goli i fundit në këtë ndeshje, ky duhet të jetë një moment i Michael Jordan kur ai e fiton kampionatin në minutat shtesë. Askush nuk mund ta vë në pyetje karakterin dhe sjelljet e këtyre lojtarëve, ata kurrë nuk dorëzohen, dhe ndonjëherë ne luajmë më mirë se kundër Atalantas, por për sa kohë që shoh kësi lloj karakteri, kualiteti nuk do të mungojë”, shtoi Solskjaer.

Me barazimin e mbrëmshëm kundër Atalantas, Manchester United renditet në vendin e parë në Grupin F me gjithsej shtatë pikë, aq sa ka edhe skuadra e Villarrealit në vendin e dytë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë