Loading…
Sondazhi i ri: PDK e para, LDK e dyta dhe VV e treta
  • 16/02/2019 | 16:16

Sondazhi i ri: PDK e para, LDK e dyta dhe VV e treta

Një hulumtim i opinionit, i realizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), ka nxjerr në vendin e parë Partinë Demokratike të Kosovës, në vendin e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në vendin e tretë Lëvizjen Vetëvendosje. Fisnik Halimi themeluesi i këtij PIPOS, flet enkas për Gazeta Metro.


PIPOS, që është Institut i themeluar nga Fisnik Halimi, ka realizuar këtë hulumtim në datat 1 dhe 2 shkurt 2019, ndërsa në të kanë marrë pjesë gjithsej 1000 respondentë të shpërndarë sipas çelësit proporcional gjeografik dhe demografik.

Sipas rezultateve të tij, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet në Kosovë, për PDK-në do të votonin 26 %, për LDK-në 24 %, për VV-në 19 %, për AAK-në 14 %, për Nismën 5 %,nënvizon Fisnik Halimi për gazetametro.net

“Marzhina e gabimit është derinë 3%, me besueshmëri prej 95%”, ka shpjeguar Halimi.

Më poshtë, rezultatet e plota që nxjerr ky hulumtim:

A. Ju lutem na thoni cilën parti do ta votonit po që se zgjedhjet do të mbaheshin sot? (Rezultati vetëm me kategoritë e përcaktuara)

A) Fjala 1%

B) PSHDK 1%

C) Një parti minoritare

D) Alternativa 1%

E) Lëvizja për Bashkim 2%

F) PSD 3%

G) AKR 3%

H) Nisma 5%

I) AAK 14%

J) Vetëvendosje 19%

K) LDK 24%

L) PDK 26%

PIPOS ka filluar projektin e hulumtimeve të opinionit publik në Kosovë në formë periodike. Hulumtimet, siç njoftohet, do të zhvillohen fundjavën e fundit të muajve tek të vitit, me idenë që të përcillen trendët nga fusha të ndryshme sociale në Kosovë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë