Loading…

Sonte është ‘Nata e Shtrigave’

  • 31/10/2022 | 09:40

Sonte është ‘Nata e Shtrigave’

Sonte është “Nata e Shtrigave” apo e njohur si Halloween, që ka kuptimin si dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme.


Kungujt e mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletët, figurat hije, kostume të ndryshme të çuditshme e të frikshme, janë simbolet e kësaj feste, përcjell Klankosova.tv.

Emri i  Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve.

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain.

Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë