Loading…

Sonte fillon Champions League, këto janë grupet dhe ndeshjet e para

  • 19/09/2023 | 17:26

Sonte fillon Champions League, këto janë grupet dhe ndeshjet e para

Me ndeshjet e mbrëmjes së sotme nis edicioni i këtij sezoni i Ligës së Kampionëve, i 69-ti me radhë në të cilin garojnë 32 klube elitare evropiane.


Manchester City do të mbrojë trofeun e fituar dhe siç thonë shumë futbolldashës është favorit bindës për të fituar titullin e skuadrës më të mirë evropiane këtë vit.

Konkurrentët më të mëdhenj për Citizens janë Real Madridi dhe Bayern Munich, ndërsa skuadrat e tjera kanë shumë pak shanse për të ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Wembley.

Sot dhe nesër është caktuar turi i parë i fazës së grupeve, ndërsa xhiroja e fundit do të luhet më 12 dhe 13 dhjetor. Faza e eliminimit fillon më 13 shkurt të vitit pasardhës dhe finalja është caktuar për 1 qershor në Wembley të Londrës.

Grupet e Champions League për sezonin 2023/24:

Grupi A: Bayern, Manchester United, Kopenhagen, Galatasaray

Grupi B: Sevilla, Arsenal, PSV, Lens

Grupi C: Napoli, Real, Braga, Union Berlin

Grupi D: Benfica, Inter, Salzburg, Real Sociedad

Grupi E: Feyenoord, Atletico, Lazio, Celtic

Grupi F: PSG, Borussia Dortmund, Milan, Newcastle

Grupi G: Manchester City, Leipzig, Red Star, Young Boys

Grupi H: Barcelona, ​​Porto, Shakhtar, Antwerp

Programi i raundit të parë:

E martë:

Milan – Newcastle (18:45)

Young Boys – Leipzig (18:45)

Barcelona – Antwerp (21:00)

Feyenoord – Celtic (21:00)

Lazio – Atletico Madrid (21:00)

Manchester City -Crvena zvezda (21:00)

PSG – Borussia Dortmund (21:00)

Shakhtar – Porto (21:00)

E mërkurë:

Galatasaray – Kopenhagen (18:45)

Real Madrid – Union Berlin (18:45)

Arsenal – PSV (21:00)

Bayern – Manchester United (21:00)

Benfica – Salzburg (21:00)

Braga – Napoli (21:00)

Real Sociedad – Inter (21:00)

Sevilla – Lens (21:00)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë