Komuna e Prishtinës sonte do t’i ndezë dritat e festave të fundvitit në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro.
Siç thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, sot në ora 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, kryetari Shpend Ahmeti do të ndezë dritat.
Sivjet, dekorimi i sheshit u bë herët, pasi para dy vitesh Komuna e Prishtinës kishte hezituar ta dekorojë qytetin deri në ditët e fundit para festave. Kjo u pati konsideruar si vonesë e qëllimshme, për të cilën edhe ishin adresuar kritika. Më pas, kryetari Ahmeti kishte marrë vendim që sheshi do të zbukurohej./gazetametro.net/