Loading…

Sonte në teatrin kombëtar shfaqet dokumentari ‘BURRAT E FORTË’

  • 30/11/2016 | 11:58

Sonte në teatrin kombëtar shfaqet dokumentari ‘BURRAT E FORTË’

Shfaqja BURRAT E FORTË është dokumentar teatral mbi burrërinë. Tema kryesore e kësaj shfaqjeje është maskuliniteti dhe mënyra se si trajtohet, përkatësisht si formohet burrëria në kulturën tonë. 

 

Ideja dhe mesazhi që duhet ta përçojë ajo është ai i lirisë, i vetë-realizimit dhe përpjekjes për tejkalimin e normave të imponuara kulturore që i pengojnë të rinjtë të jenë ata që janë. Teksti i shfaqjes vjen si një kolazh i historive personale, përvojave dhe qëndrimeve të ekipit të bashkautorëve dhe aktorëve, me dramatizimin e tezave nga libri “Manhood” të autorit Steve Biddulph, me thënie të teoricientëve të ndryshëm dhe pjesë nga shtypi, interneti e televizioni.

„Shumica e burrave nuk jetojnë në të vërtetë. Në vend të kësaj, ata aktrojnë që të mbrohen.”, citat nga libri
„Manhood: An action plan for changing men’s lives” (1998)

Ky dokumentar teatral mbi burrërinë, vjen si koncept, regji dhe dramaturgji nga Milena Bogavac dhe Vojislav Arsić ndërsa bashkautor dhe aktorë janë: Alek Surtov, Đorđe Živadinović Grgur, Jovan Zdravković, Marko Panajotović, Nikola Pavlović, Uroš Novović dhe Rastko Vujisić.

Kjo shfaqje është organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ndërsa shfaqet të mërkurën me 30 nëntor në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Shfaqja është në gjuhën serbe, por do të ketë përkthim në gjuhën shqipe e atë angleze.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë