Loading…

Sonte nisë PriFilmFest (Foto)

  • 13/07/2017 | 14:12

Sonte nisë PriFilmFest (Foto)

Hapja zyrtare e PriFilmFest do të bëhet me shfaqjen e filmit ‘T’padashtun’ nga regjisori Edon Rizvanolli.

Kryeqyteti sonte do jetë më ndryshe, kjo pasi që është vendi nikoqir ku do të zbarkojnë mysafirë të shumtë, artistë botërorë e vendorë, për të qenë pjesë e hapjes në edicionin e nëntë të festivalit `PriFilmFest`.

Tashmë gjithçka është gati dhe hapja solemne e festivalit pritet të bëhet sonte në Teatrin Kombëtar, por në të njëjtën kohë, hapja do të bëhet edhe në sheshin `Nëna Terezë` me premierën e filmit ‘Tpadashtun’ të regjisorit Edon Rizvanolli.

Gjatë këtij edicioni, nuk do të mungojë edhe artistë të njohur botërorë, në mesin e tyre sonte do të jetë edhe mysafiri special, fituesi i Çmimeve Oskar, regjisori Paul Heggis.

“Jemi zyrtarisht në javën e festivalit. Edhe më i madh se në edicionet e kaluara, PriFest është gati që ta dërgojë kulturën filmike të vendit tonë në një tjetër nivel! PriFest9 po vjen! Bëhuni gati për një javë fantastike, me plot filma, muzikë e argëtim”, kanë shkruar organizatorët në Facebook, shkruan Kultplus, transmeton gazetametro.net

Filmat e edicionit të sivjetmë të PriFest-it do të shfaqen në 5 hapësira të ndryshme, si dhe do të ketë organizime të ndryshme të ngjarjeve përcjellëse të industrisë së filmit, ngjarjeve muzikore me artiste nga vendi dhe bota.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë