Filmi “BrendaPërBrenda” është i metrazhit të shkurtër,dhe është punuar nga vullnetarë, në kuadër të projektit “Breaking Stereotypes” që synon shembjen e stereotipeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë dhe vetëdijësimin e shoqërisë mbi problemet që u shfaqen atyre gjatë adoleshencës.
Traileri i filmit është prezantuar në çmimet FIDES ku është diskutuar rëndësia e tij jo vetëm për temën që prek por edhe për vetëdijësimin e shoqërisë për suksesin e punës vullnetare.
Suksesi i fundit i këtij filmi është çmimi i parë në Youth Film Fest.
Producente dhe drejtoresh ekzekutive e këtij filmi është Merisa Abudallahu ndërsa Producentë dhe Drejtorë legjislativë të projektit janë Vegim Rrahmani dhe Aida Ramaxhiku. Regjisor është Arian Bytyqi dhe Art Mikullovci, Skenarin e ka bërë Art Mikullovci,asistent kamere gazmendi dhe Fisnik Berisha,ndërsa asistent i projektit Diar Shala.
Në këtë film luajnë: Furtuna Aliu, Gjergj Uka, Andi Bajgora, Rron Gjyshinca, Labinot Lajci, Ardit Fetahu, Anila Jerliu, Florist Bajgora,Zgjim Mikullovci, Agonis Gocaj dhe Shpat Goci.
Filmi do të shfaqet në orën 5:30 në Kinemanë ABC /gazetametro.net