Loading…

Sophie Loren rikthehet pas 11 viteve: Flet për filmin e ri

  • 30/10/2020 | 20:05

Sophie Loren rikthehet pas 11 viteve: Flet për filmin e ri

Filmi që riktheu ikonën e kinematografisë italiane, Sophie Loren në skenë pas 11 vitesh do të shfaqet për herë të parë më 13 nëntor, në rrjetin Netflix.


”Jeta përballë saj”, është një filmi me regji të djalit të saj, Edoardo Ponti ka në qendër historinë e një gruaje të moshuar hebreje, ish- punëtore seksi, dhe e mbijetuar e Aushvicit, si dhe marrëdhënien e saj me një fëmijë senegalez.

Kur Edoardo i propozoi rolin e Madame Rosës, ikona e kinematografisë 86 vjeç nuk mundi t’i thonte dot jo.

“Jeta përballë saj” është një libër që e njoh shumë mirë, dhe personazhi më tërhoqi shumë, duke më bërë të rikthehesha në kohën kur hodha hapat e parë  në kinematografi. Është një histori që ia vlen të rrëfehet”. Ajo e quajti dramën ku interpreton një mesazh tolerance, faljeje dhe dashurie.

“Të gjithë kemi të drejtën të na shohin e të na dëgjojnë, përndryshe jeta bëhet e pamundur”, shton Loren.

Filmi i saj i fundit ishte filmi televiziv i vitit 2010 ‘My House Is Full of Mirrors’. Një vit më parë ajo bëri një përshtypje të madhe përballë Penelope Cruz dhe Nicole Kidman në filmin artistik Nine.

Aktorja ka fituar Oscarin e parë në 1961, për filmin ‘Two Women’ dhe një tjetër në 1991, për “një karrierë të pasur me shfaqje të paharrueshme që i ka shtuar shkëlqim të përhershëm formës së artit”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë