Loading…
Sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Lule Elezi u prezantuan me koncert në Sofje të Bullgarisë
  • 12/03/2019 | 15:58

Sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Lule Elezi u prezantuan me koncert në Sofje të Bullgarisë

“Festival Musica Europa” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, nën organizimin e Filharmonisë së Sofjes, në mbrëmjen e së hënës ka prezantuar dy artiste kosovare, të cilat, nëpërmjet performancës së tyre, në këtë festival kanë prezantuar vepra të kompozitorëve shqiptarë.


Në këtë festival që mbështetet nga Ministria e Kulturës së Bullgarisë, ku në të njëjtën kohë po shënohet edhe 90 vjetori i Filharmonisë së Sofjes, sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Lule Elezi kanë shkëlqyer me paraqitjen e perlave shqiptare, të cilat edhe janë pritur jashtëzakonisht mirë nga audienca e atjeshme.

Veprat e : Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Rexho Mulliqi, Avni Mula, Rauf Dhomi, Baki Jashari e Kreshnik Aliçkaj kanë jehuar në Bullgaria Chamber Hall, ku edhe është mbajtë koncerti, koncert që është përcjellë nga një numër i madh i të pranishmëve.

Në këtë festival, Adelina Paloja dhe Lule Elezi ishin të vetmet shqiptare që janë prezantuar në një mbrëmje të veçantë, të cilat edhe i kanë promovuar veprat e kompozitorëve shqiptarë.

Dy artistet shqiptare shumë shpesh po marrin pjesë me paraqitje të përbashkëta, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë