Loading…

Sopranoja kosovare një rol të rëndësishëm në Barcelonë

  • 11/03/2017 | 09:43

Sopranoja kosovare një rol të rëndësishëm në Barcelonë

Sopranoja kosovare Marigona Qerkezi ka fituar një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.


Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Qerkezi ka njoftuar për këtë rol, i cili për të është i pesti me rradhë në arenën ndërkombëtare.

“Të dashur miq, jam shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin mbi debutimin tim të rradhës në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, me rolin Madama Cortese nga Opera Il Viaggio a Reims e kompozitorit Giacchino Rossini”, ka shkruar ajo.

17190801_10155098759645747_8679841917828122331_n

Riktutojmë se Marigona Qerkezi u ngjit edhe në skenën prestigjioze operistike të qytetit Cagliari në Itali, “Teatro Lirico di Cagliari”, në rolin kryesor, atë të Lucias. Ajo u vlerësua për programin inovativ. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë