Mbrëmë, në Metropolitan Opera House, u ngjit në skenë opera e famshme La Traviata e kompozitorit Giuseppe Verdi, me protagoniste sopranon shqiptare Ermonela Jaho.
Shfaqja u cilësua si një mbrëmje artistike magjepsëse, me skenografi madhështore, interpretim të fuqishëm orkestral, kostumografi elegante dhe pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë në skenën e njërës prej operave më prestigjioze në botë.
Në qendër të vëmendjes ishte interpretimi i Ermonela Jahos, e cila u dallua për emocionin, fuqinë vokale dhe praninë skenike në rolin kryesor të operës. Interpretimi i saj u vlerësua si një moment i veçantë artistik, që la mbresa të forta te publiku i pranishëm në New York.