Pas Bill Clinton’it edhe William Walker’it i ndërtohet shtatore në Kosovë.
Sot në Reçak të Shtimes, një ditë para 18 vjetorit të masakrës së Reçakut, zbulohet shtatorja ish-ambasadorit William Walker. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili paraprakisht do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.
Po ashtu sot do të bëhet edhe shfaqja e filmit dokumentar “Saga e Reçakut”.
Në Reçak forcat serbe kanë ekzekutuar 44 meshkuj, e si dëshmitar i kësaj ngjarjeje ishte edhe William Walker. Reagimi i tij ngriti në këmbë bashkësinë ndërkombëtare për të parandaluar gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës./Gazetametro.net