Loading…
Sot 33 gradë: Ndryshim drastik i motit, befasojnë temperaturat gjatë javës në vijim |TABELA
  • 16/06/2019 | 17:35

Sot 33 gradë: Ndryshim drastik i motit, befasojnë temperaturat gjatë javës në vijim |TABELA

Gjatë javës në vazhdim në vendin tonë pritet të mbaj mot më i ftohtë, me lagështi dhe shi. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, shkruan Gazeta Metro.


Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale 25C deri në 28C.

17.06 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje lokale shiu me bubullima. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër.

18.06 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite me zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

19.06-20.06 – Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave me shi. Të enjten, paradite kryesisht me diell. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave të izoluara me shi.

21.06 – Mot më stabil, kryesisht me diell.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 1-5m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë