Loading…

Sot afati i fundit, muri nuk u rrënua

  • 31/01/2017 | 16:31

Sot afati i fundit, muri nuk u rrënua

Megjithëse Rezoluta e Kuvendit parasheh që 31 janari të jetë data e fundit kur muri në veri të rrënohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Muri vazhdon të qëndrojë aty ku edhe u ngrit.


E institucionet vazhdojnë të mos e respektojnë Rezolutën e cila u iniciua nga Pal Lekaj,  dhe e cila u votua  nga deputetët në Kuvendin e Kosovës. Kjo Rezolutë, i obligon institucionet e vendit,  që ta rrënojnë murin e ngritur në veri gjatë muajit janar. Ndërkohë, Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se duhet të bie kjo Qeveri, e cila s’ka gatishmëri për ta rrënuar murin ilegal të ngritur në veri.

Për  Ahmet Isufin  nga AAK –ja mbetet e pakuptimtë se si kjo Qeveri vazhdon të tallet me Rezolutat, të cilat miratohen në Kuvend, siç është dhe Rezoluta për rrënimin e murit.

Por,  mos veprimin e institucioneve të Kosovës, të cilat obligohen nga rezoluta, që ta rrënojnë murin në veri brenda janarit, e arsyeton deputetja nga radhët e LDK-së  Besa Gaxherri.

Ajo tha për KosovaPress se nuk është e nevojshme që të bëhet presion, pasi që muri do të rrezohet. Sipas saj nuk është me rëndësi afati për rrëzimin e murit,  por gjetja e kohës së përshtatshme, atëherë kur nuk paraqet ndonjë rrezik apo cenon sigurinë e vendit.

Muri matanë urës së Ibrit është ndërtuar nga komuna e Mitrovicës veriore ndërsa në Kuvend është miratuar një Rezolutë me anë së cilës parashihet që ai të rrënohet brenda muajit janar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë