Loading…

Sot aktgjykimi për vrasjen e Aulon Zekës

  • 16/04/2018 | 08:21

Sot aktgjykimi për vrasjen e Aulon Zekës

Sot në orën 9:30, Gjykata Themelore e Prishtinës do të shpallet aktgjykimi ndaj dy të miturve që po gjykohen në rastin për vrasjen e Aulon Zekës.


Për vrasjen e Aulon Zekës akuzohen dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale, shkruan gazetametro.net.

Shpalljen e aktgjykimit e ka konfirmuar prindi i Aulonit, Afrim Zeka.

“Sot në ora 9.30 jepet denimi për ata që ia morën jetën Aulonit tonë: shpresoj që të dëshmohet drejtësia”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan gazetametro.net.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

Dihet se deri seancat e këtij gjykimi janë mbajtur, ato kanë qenë të mbyllura dhe para Pallatit të Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë