Loading…
Sot dalin para Gjykatës ish-zyrtarët e Agjencisë së Akreditimit
  • 16/01/2019 | 08:47

Sot dalin para Gjykatës ish-zyrtarët e Agjencisë së Akreditimit

Gjykimit ndaj ish-zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit, Ferdije Zhushi e Basri Muja, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrje të ryshfetit, si dhe të akuzuarit tjetër Armend Mujës i akuzuar për marrje ryshfeti, po shkon drejtë fundit.


Ka mbetur që palët ta dhënë edhe fjalën përfundimtare.

Ky proces gjyqësor është duke u gjykuar nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Valbona Musliu Selimaj si dhe dy anëtaret e tjerë të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismajli e Isuf Makolli.

Gjatë seancës së kaluar i dëmtuari Avni Mazreku ka kërkuar shtyrje të seancës pasi që i njëjti ka thënë se do të parashtroj kërkesë për përjashtim të prokurorit special Naim Abazit nga ky rast, pasi që sipas Mazrekut, prokurori Abazi ishte përjashtuar edhe nga një rast tjetër me kërkesë të Mazrekut, kjo për shkak të dyshimeve për njohje me njërin nga të akuzuarit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë