Loading…

Sot diskutohet privatizimi i Telekomit

  • 26/02/2019 | 09:20

Sot diskutohet privatizimi i Telekomit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal do të mbajnë mbledhjen e radhës sot në ora 12:30, transmeton Gazeta Metro.


Ky komision do të shqyrtojë edhe vendimin e marrë nga Qeveria në muajin e kaluar me të cilin është autorizuar Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike ‘Telekomi i Kosovës’.

Më 22 janar  Qeveria Kosovës dha aprovimin për privatizimin e Telekomit pas këtij vendimi.

Komisioni Qeveritar për Privatizim do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe në përbërje do të jetë edhe Ministri i Financave, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Këto pjesëmarrës do t’I rekomandojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës ofertuesin më të suksesshëm për privatizim të kësaj ndërmarrje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë