Loading…

Sot është 139 vjetori i vdekjes së Dostojevskit

  • 09/02/2020 | 13:51

Sot është 139 vjetori i vdekjes së Dostojevskit

Sot mbushen 139 vjet nga vdekja e shkrimtarit të madh Fjodor Dostojevskit në vitin 1881, shkruan Gazeta Metro.

Fjodor Dostojevski është njëri prej shkrimtarëve më të njohur të të gjitha kohërave në letërsinë ruse dhe atë botërore. Ai njihet si autori që i parapriu ekzistencializmit në filozofi e letërsi. Autori dhe mendimtari i madh i shekullit 19, që vdiq me 9 shkurt 1881, kishte lindur në vitin 1821. Pra, ai vdiq në moshën 60 vjeçare.

Dostojevski njihet për prozën e tij mendimtare, që i bëri thuajse të padukshëm kufinjtë mes letërsisë e filozofisë. Ai është autori i kryeveprave si ”Idioti”, ”Krim dhe ndëshkim” apo ”Vëllezërit Karamazov”.

Kuriozitet: Në moshën 28 vjeçare, Dostojevski së bashku me një grup shokësh nga rrethi i tij letrar, ishin dënuar me vdekje. Cari rus, vendosi t’i falte ata pikërisht në ditën e pushkatimit. Kështu, Fjodor Dostojevski përjetoi përvojën e të qenit afër vdekjes, dhe letërsia nuk u privua nga veprat e mëdha që do t’i shkruante ai më pas. Përvojat e rënda krijuan te Dostojeski një meditim më të thellë rreth botës, që u reflektua në veprimtarinë e tij letrare.

Fjodor Dostojevski studiohet sot kudo në botë në katedrat e letërsisë dhe filozofisë. Madje, ka katedra të psikologjisë në të cilat romanet e Dostojevskit janë obligim kurikular.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë