Loading…

Sot është dita ku partitë duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë

  • 16/01/2021 | 10:17

Sot është dita ku partitë duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë

Sot (e shtune) është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë në KQZ, listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Partitë politike kanë punuar në përgatitjen e këtyre listave, mirëpo ende nuk i kanë finalizuar.

Deri më tani vetëm 10 subjekte politike, me 210 kandidatë, kanë dorëzuar listat me deputetët e tyre.

Është thënë tani nga Gjykata Kushtetuese se në listat për deputetë nuk do të ketë kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin në 3 vitet e fundit.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, disa nga partitë politike kanë vendosur t’i bashkojnë forcat e tyre dhe në zgjedhje të garojnë me një listë të përbashkët.

Zgjedhjet do të mbahen me datën 14 shkurt të këtij viti.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë