Loading…

Sot Euro 2020 vazhdon me tri ndeshje interesante

  • 18/06/2021 | 09:08

Sot Euro 2020 vazhdon me tri ndeshje interesante

Kampionati Evropian do vazhdojë edhe sot të sjell spektakël dhe emocione.


Ndeshja e parë e cila është e paraparë të zhvillohet në orën 15:00 është, Suedia – Slovakia.

Të dyja Kombëtaret bëjnë pjesë në Grupin B me Spanjën ku pas ndeshjes së parë gjithça mbetet e hapur, shkruan lajmi.net.

Slovakia ka tri pikë, ndërsa Suedia dhe Spanja nga një. Në rast të fitores së Suedisë, atëherë ata do të kryesonin dhe do kishin shanse të mëdha për kualifikim pasi ndeshja e fundit është Slovakia – Spanja.

Në takimin e dytë është, Kroacia – Republika Çeke, i cili do të zhvillohet në orën 18:00.

Kroatët e kanë humbur ndeshjen e parë nga Anglia, ndërsa Çekia e mundi Skocinë.

Fakt interesant është se Kroacia kurrë në histori nuk është eliminuar në fazën e grupeve, por një rezultat jo i mirë në këtë takim do ta kualifikonte Çekinë.

Takimi i fundit është, Anglia – Skocia, i cili do të zhvillohet në orën 21:00.

Anglezët kërkojnë tri pikë ndaj skocezëve për të siguruar kualifikimin tutje, ndërsa Skocia kërkon tri pikët e para.

Skocia kishte humbur ndeshjen e parë nga Çekia, ndërsa Anglia kishte mundur Kroacinë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë