Loading…

Sot feston ditëlindjen Lionel Messi: Këto janë statistikat e tij të jashtëzakonshme gjatë karrierës profesionale

  • 24/06/2019 | 14:27

Sot feston ditëlindjen Lionel Messi: Këto janë statistikat e tij të jashtëzakonshme gjatë karrierës profesionale

Sot, më 24 qershor feston ditëlindjen njëri nga futbollistët më të mirë në histori, Lionel Messi. Gjeniu argjentinas festoo ditëlindjen e tij të 32-të, shkruan Gazeta Metro.


Djaloshi i lindur në Rosario të Argjentinës më 24 qershor të vitit 1987, gjatë karrierës së tij ka fituar gjithçka me Barcelonën, teksa numëron edhe shumë tituj individual. Por, ende po i mungon një titull me Kombëtaren e Argjentinës.

Lionel Messi debutimin e tij e bëri në vitin 2004, në moshën 17 vjeçare ai zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Barcelonës ndaj Espanyolit. Atëbotë argjentinasi mbante numrin 30-të në fanellë.

Që nga ajo kohë e deri më tani Messi ka zhvilluar 820 ndeshje me Barcelonën dhe Argjentinën. Nga 820 ndeshja, gjeniu argjentinas ka arritur këto statistika; 671 gola, 285 asistime. Trofetë e fituar: 4 tituj në Ligën e Kampionëve, 10 në La Liga, 7 Superkupa, 6 Kupa të Mbretit, 3 Superkupa të Evropës, 3 Kupa të Botës për Klube. Ndërkaq, individualisht ka fituar 5 Topa të Artë dhe 6 Këpuca të Arta.

Këto statistika të jashtëzakonshme padyshim që Lionel Messin e bëjnë një nga futbollistët më të mirë në histori, edhe pse tashmë për shumkë konsiderohet edhe si më i miri i të gjitha kohërave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë