Loading…

Sot fillon dezinsektimi i hapësirave publike

  • 27/05/2017 | 08:07

Sot fillon dezinsektimi i hapësirave publike

Komuna e Prishtinës, sot fillon dezinsektimin e hapësirave publike.


“Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinfektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin”, thuhet në një njoftim për media.

Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinfektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinfektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

27.05 :  Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

28.05: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave,  Vreshtat  dhe  Kolovica.

29.05: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Veternik) , Zona Industriale , Lagjja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari.

30.05: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria .

31.05: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi .

01.06: Hajvali, Mramor , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë