Sot do të fillojë faza me eliminim direkt e Kupës së Botës në futboll.
Gjatë kësaj dite janë paraparë të luhen dy ndeshje.
Më fillim nga ora 16:00 Holanda do të sfidohet nga ShBA, teksa katër orë më vonë Argjentina do të ketë punë me Australinë.
Ndonëse, në letër, Argjentina dhe Holanda favorizohen për të kaluar tutje, ky Botëror ka treguar se çdokush mund ta mposhtë këdo.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu për të dyja sfidat.