Loading…

Sot fillon numërimi i votave nga diaspora

  • 16/11/2021 | 08:03

Sot fillon numërimi i votave nga diaspora

Votat e ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të fillojnë të numërohen sot. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.


Sipas shërbimit votues të KQZ-së është bërë vlerësimi i 1 mijë e 571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura me postë. Nga ky proces del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizura me fletëvotime është 2 mijë e 658, prej të cilave janë aprovuar 2 mijë e 379.

“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor. Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, tregoi Elezi.

Elezi tha të hënën se së shpejti do të fillojnë edhe me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta”, potencoi Elezi.

Të dielën u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar nëntë komuna, LDK shtatë komuna, AAK pesë Komuna, VV katër komuna dhe LS ka fituar në 10 komuna të vogla.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë