Loading…

Sot hapet aplikimi për shtesat prej 170 euro, kështu mund të aplikoni

  • 11/09/2021 | 08:30

Sot hapet aplikimi për shtesat prej 170 euro, kështu mund të aplikoni

Nga sot do të hapet aplikimi për shtesa për lehonat dhe fëmijët. Mënyrën e aplikimit për këto shtesa, e ka sqaruar dje Ministri Hekuran Murati.


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar mënyrën se si mund të aplikohet për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe shtesat prej 10-20 euro për fëmijët.

Apikimi duhet të bëhet në platformën e-Kosova.

Për mbështetje mund të aplikojnë të gjitha lehonat që kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 dhe që janë të moshës mbi 18-vjeç.

“Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi”, ka shkruar Murati.

Ndërkohë, për shtesat për fëmijët mund të aplikojnë të gjitha nënat që kanë lindur fëmijët në vitin 2020 apo 2021.

“Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç. Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj”, thuhet në postimin e Muratit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë