Loading…
Sot kryeministrja May ballafaqohet me votë mosbesimi
  • 16/01/2019 | 12:47

Sot kryeministrja May ballafaqohet me votë mosbesimi

Pas disfatës së thellë që dje e pësoi marrëveshja e saj për dalje nga Brexit, kryeministrja britanike sot do të përballet me një mocion mosbesimi të inicuar nga lideri i partisë laburiste, Jeremy Corbyn, transmeton Gazeta Metro.


Vota e mosbesimit pritet të mbahet në orën 7:00 p.m sipas kohës lokale. Nëse thirren zgjedhjet e reja këto do të ishin të katërtat brenda katër vjetëve.

Kryeministrja britanike ende ka shanse të mira t’i mbijetojë votës së mosbesimit për arsye se edhe pse shumë nga partia e saj votuan kundër marrëveshjes së saj për Brexit, ata megjithatë ende e mbështesin atë si lidere. Vitin që lamë pas ajo i mbijetoi një mocioni tjetër të mosbesimit.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes për dalje nga BE, kryeministrja britanike ende nuk ka indikuar cili do të jetë plani B. Njëherësh, vetë BE ka përjashtuar mundësinë për ndryshime thelbësore në marrëveshje që u rrëzua në Parlamentin britanik dje.

Po ashtu, presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk, dje pati një sugjerim, duke thënë se Britania thjesht mund të zgjedh të mos dal nga BE, pra të mbetet brenda bllokut. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë