Loading…
Sot lëshohet në qarkullim ura më e gjatë në Ballkan
  • 29/05/2019 | 09:48

Sot lëshohet në qarkullim ura më e gjatë në Ballkan

Rreth 6 kilometra do të jetë e gjatë ura në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë, transmeton Gazeta Metro.


Për 60 kilometrat e kësaj autostrade, Qeveria e Kosovës i kishte paguar rreth 600 milionë euro kompanisë ‘Bechtel-Enka’, kurse këtë vit ka paguar edhe 53 milionë euro shtesë.

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se çmimi i ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi” e cila inaugurohet sot nuk është më i lartë se në vendet e rajonit.

Ai ka thënë se ky projekt është i ndërtuar me standarde të larta, njofton Klan Kosova.

“Kosova ka urën më të gjatë dhe më të gjerë në rajon. Gjatësia është 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse maksimumi i lartësisë është 83 metra. Ka pasë shumë fjalë, nëse e marrim kriterin e ndërtimit të strukturave me rajonin ne jemi shumë mirë me çmim. E kam krahasuar një urë në Kroaci me 2.5 kilometra e cila kushton 430 milionë ndonëse ndërtohet në det”.

“Në projektin në Kosovë kanë punuar 383 nënkontraktorë të gjithë nga Kosova dhe numri i punëtorëve ka qenë 9 mijë 384. Është dhënë mjaft buxhet, por 80% është ndalë në Kosovë. 706 milionë euro në tërësi ka kushtuar projekti”, ka thënë Lekaj në Sytë 7.

Sa i përket nisjes së ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, Lekaj ka konfirmuar se tenderi do të shpallet këtë javë.

“Në fund të gushtit i tërë projekti do të fillojë. Është bërë shpronësimi, elobaroati, fizibiliteti, paratë ekzistojnë. Koston nuk e di tash sepse ka oferta dhe tregu është i lirë. Paraja që eksiton është 238 milionë”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë