Loading…

Sot luajnë Rashica, Paqarada, Halimi dhe Muslija

  • 23/05/2020 | 11:28

Sot luajnë Rashica, Paqarada, Halimi dhe Muslija

E shtuna sjellë përballjet e radhës në futbollin gjerman.


Sot janë në orar tetë ndeshje për t’u zhvilluar, pesë në Bundesligë dhe tre në Bundesliga 2.

Do të jenë katër lojtarë të Kombëtares së Kosovës që do të paraqiten sot në fushë, dhe kjo është një mundësi e mirë për tifozët ‘Dardanë’ të ndjekin yjet e tyre.

Me fillim nga ora 13:00, Sandhausen i Leart Paqaradës dhe Besar Halimit, takohet me Regensburg në Bundesliga 2.

Në të njëjtin orar, Hannoveri i Florent Muslijës përballet me VfL Osnabruck.

Në nivelin më të lartë gjerman, në Bundesligë, sot do të luajë Werder Bremen i Milot Rashicës.

Me një pozitë aspak të lakmueshme në renditje, Rashica dhe Werderi i tij nuk kanë tjetër opsion përveç fitores në sfidën që zhvillojnë në udhëtim te Freiburg.

Ndeshja mes Freiburg dhe Werder Bremen fillon nga ora 15:30.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë