Me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Prishtina dhe Trepça’89 do të zhvillojnë ndeshjen e mbetur të javës së nëntë në Superligën e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Kryeqytetasit në këtë takim vijnë pas një ecurie mjaftë të mirë javëve të fundit, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për mitrovicasit.
Skuadra e udhëhequr nga Shpëtim Idrizi nuk dinë për fitore në pesë ballafaqimet e fundit, ku ka arritur dy barazime dhe tre humbje.
Pas 12 ndeshjeve Prishtina gjendet në pozitën e katërt në renditjen tabelore me 21 pikë, derisa mysafirët në vendin e parafundit me 11 pikë. /gazetametro.net