Loading…

Sot mbahet protesta para Ambasadës së Suedisë

  • 14/10/2019 | 09:02

Sot mbahet protesta para Ambasadës së Suedisë

Në kryeqytetin e Kosovës sot pritet që nga ora 11:00 të mbahet protest para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019, transmeton Gazeta Metro.


Akademia Suedeze e Shkencave ditë më parë ka spërblyer me çmimin Nobel, autorin austriak Peter Handke, mbështetësin e gjenocidit dhe luftërave në ish Jugosllavi, nën regjimin e Slobodan Milosevicit.

Ndarja e Nobelit për Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës por edhe nga njohës të letërsisë botërore.

Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjell dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.

Pas shumë reagimeve që erdhën, foli dhe Akademia Suedeze. Sekretari i përhershëm i saj, Mats Malm, tha për New York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë