Loading…

Sot mbahet seanca e Kuvendit

  • 30/11/2016 | 08:23

Sot mbahet seanca e Kuvendit

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e radhës, ku në rend dite janë 20 pika të cilat priten që të diskutohen.

Rendi i ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (për ratifikimin e kësaj marrëveshje kërkohen të paktën 80 vota “për”),

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, (Komisioni funksional për Legjislacion ka propozuar me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit, shqyrtimi i parë dhe i dytë të behet në të njëjtën ditë në dy seanca plenare),

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë)  Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për akreditim,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rrethit të tij,

Shqyrtimi i Raportit vjetor i Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015,

Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,

Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a.,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore,

Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë