Loading…

Sot mbahet tryeza e LDK’së, PDK nuk merr pjesë

  • 25/04/2018 | 08:23

Sot mbahet tryeza e LDK’së, PDK nuk merr pjesë

Të gjitha subjektet politike parlamentare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e sotme të ftuar nga LDK-ja, përpos Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Tryeza e thirrur nga partia më e madhe opozitare (LDK), ku do të diskutohet për zgjidhjen e temave të mëdha nacionale, si dhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, nuk pritet t’i mbledhë të gjitha partitë politike.

Përderisa pjesa dërrmuese e subjekteve pritet të marrin pjesë në këtë takim, zyrtarë nga PDK-ja kanë thënë për “Zërin” se nuk duhet shkuar në një tryezë të tillë, e cila pritet të mbahet të mërkurën (sot), duke filluar prej orës 13:00.

Megjithatë, nga ky subjekt kanë deklaruar se tek gjatë ditës do të dalin me një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Për dallim prej saj, dy partitë e tjera të koalicionit (AAK-ja e Nisma) tashmë kanë njoftuar se do të jenë pjesë e tryezës së thirrur nga LDK-ja, ndonëse kanë pohuar se njëherë nuk do të ketë zgjedhje siç po kërkon LDK-ja.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësues të së cilës kanë thënë se LVV-ja është gjithmonë për organizimin e tryezave.

Pavarësisht këtyre, nga shoqëria civile konsiderojnë se takimi nuk do të jetë frytdhënës pasi PDK-ja tashmë i është kundërpërgjigjur LDK-së me publikimin e platformës nga kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë