Loading…

Sot mblidhen këto komisione parlamentare

  • 10/12/2021 | 08:50

Sot mblidhen këto komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen tri komisione parlamentare.


Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet dy herë. Fillimisht në ora 10:00, e që në rend ditës ka projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Ndërsa në ora 14:00 do të mblidhet për të shqyrtuar raportin e panelit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT, për plotësimin e kuotës gjinore dhe për të bërë shqyrtimin e raportit të panelit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Sot në ora 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Shëndetësisë për të diskutuar rreth procesit monitorues të ligjeve.

Në rend dite do të jetë edhe bashkëpunimi me OJQ-IKS për fushën e mirëqenies sociale.

Kurse në ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Integrime Evropiane. Aty do të diskutohet lidhur me raportin për vendin 2021 si dhe do të shqyrtohet raporti mbi zbatimin e planit për mbikëqyrjen e procesit integrues 202-2021.

Po ashtu do të shqyrtohet Projektligji për tregti me jashtë me amendamentet e komisionit funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë