Loading…

Sot mblidhet Kryesia, seanca për rrëzimin e Qeverisë të hënën

  • 05/05/2017 | 10:39

Sot mblidhet Kryesia, seanca për rrëzimin e Qeverisë të hënën

E plotësuar: 

11:05 – Mledhja e Kryesisë së Kuvendit e caktuar fillimisht për në ora 13:00, ku do të vendoset për vënien në rend dite të mocionit të votëbesimit të Qeverisë, është shtyrë për një orë më vonë, pra për në ora 14:00. Kjo, siç mëson Gazeta Metro, ka ndodhur, pasi për në ora 12:00 PDK ka thirrur mbledhje urgjente të kryesisë së partisë.


 

Pas procedimit të mocionit të votëbesimit në Kuvend nga ana e opozitës, Gazeta Metro mëson se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 13:00, për ta caktuar seancën ku do të votohet rrëzimi i Qeverisë Mustafa.

Opozita ka arritur t’i mbledh dyzet nënshkrimet e nevojshme, për të thirrur një seancë votëbesimi për Qeverinë e Kosovës.

Ky mocion është proceduar sot në Kuvend, Kryesia e ka për obligim që atë ta vendos në rend dite më së largu brenda pesë ditëve nga sot, dhe më së afërmi breneda dy ditësh.

Gazeta Metro nga burime brenda Kuvendit, ka mësuar se Kryesia do të mblidhet sot në ora 13:00, për të thirrur seancën e votëbesimit për ditën e hënë.

Atëherë, nëse opozita, arrinë të marrë mbështetje edhe nga deputetë të pozitës për ta rrëzuar qeverinë Mustafa, vendi pritet të shkojë në zgjedhje më 11 qershor, datë kjo e kërkuar edhe nga PDK gjatë negociatave për zgjedhje të parakohshme me LDK’në. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë