Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00, ku do të mbahet vazhdimi i seancës së 30 marsit, e menjëherë pas përfundimit të saj, do të vazhdohet me seancën e paraparë për 31 mars.
Në vazhdimin e seancës do të jete katër pika të rendit të ditës, të cilat përfshijë: 1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet; 2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje; 3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale; 4. Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
Ndërkaq, menjëherë pas përfundimit të këtyre pikave, do të vazhdohet me seancën plenare që ishte paraparë të mbahej me 31 mars.
Në këtë seancë, përveç votimit të disa projektligjeve, do të jenë edhe dy debate parlamentare dhe interpelanca ndaj ministrit Blerand Stavileci. I para debat ka të bëjë me moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë, e i cili debat është propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu.
Debati tjetër parlamentar, do të jetë lidhur me të drejtat e punëtorëve në Kosovë, e i cili u kërkuar nda dpeutetët e PDK’së, Xhevahire Izmaku dhe Bekim Haxhiu./gazetametro.net