Temperaturat në minus do të vazhdojnë edhe sot në Kosovë. Kështu parashihet edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
IHK për ditën e enjte ka parashikuar kushte për zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta.
Sipas IHK-së temperaturat minimale parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Presioni atmosferik vazhdon të mbetet i lartë, mbi vlerat e normales. Ndërsa, IHK parashehë se do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m./gazetametro.net