Loading…
Sot na pret një Hënë e veçantë: Bëhuni gati të shikoni në qiell në kohën e duhur
  • 19/04/2019 | 08:15

Sot na pret një Hënë e veçantë: Bëhuni gati të shikoni në qiell në kohën e duhur

Adhuruesit e trupave qiellorë sot do të kenë rastin që në qielle të vëzhgojnë një spektakël të veçantë, përkatësisht Hënën rozë, transmeton Gazeta Metro.


Do të jetë kjo dukuria e katërt e hënës së plotë këtë vit, e ndonëse emrin e ka hëna rozë, emri i saj më shumë ka të bëjë me lulëzimin e lules së egër, se sa me vetë ngjyrën.

Koha e shfaqjes së hënës së plotë varet prej asaj se ku gjendet ajo në orbitën gjatë rrotullimit të saj rreth Tokës, për çka ajo dikund mund të shihet madje edhe në dritën e ditës.

Kështu, amerikanët mund ta kenë parë në mëngjes rreth orës 7.12, në Kinë duke filluar nga ora 16, deri sa Franca, Italia e Spanja do të kenë mundësi ta shohin rreth orës 13 sipas kohës perëndimore, deri sa në lindje të Evropës mund ta shohin rreth orës 14.

Në meridianit tonë mund të shihet rreth orës 13 e 12 minuta.

Spiritualistët thonë edhe se duhet vëzhguar murë se çfarë mendimesh ju vijnë dhe çfarë ndjeni. Kjo duhet të jetë kohë e shqyrtimit të thellë, për çka ndoshta do të keni nevojë të tërhiqeni në vetmi dhe të mbroheni nga bota./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë