Loading…

Sot ndalohet qarkullimi në një pesë të autostradës ‘Arbën Xhaferi’

  • 06/06/2020 | 08:40

Sot ndalohet qarkullimi në një pesë të autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Për shkak të zhvillimit të punimeve, sot prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ndalohet qarkullimi i veturave në segmentin e ‘Konjuh-Babush’ në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në dy drejtimet e lëvizjes, shkruan Gazeta Metro. 


Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot për shkak të zhvillimit të punimeve (betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë) dhe për sigurinë publike, prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ndalohet qarkullimi i veturave në segmentin ‘Konjuh-Babush’ autoudha ‘Arbën Xhaferi’, në të dy drejtimet e lëvizjes.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë – Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]etro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë