Loading…

Sot në PE votohet raporti për Kosovën: Dështime e ngecje politike dhe presion për dialogun

  • 03/06/2026 | 09:42

Sot në PE votohet raporti për Kosovën: Dështime e ngecje politike dhe presion për dialogun

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian pritet të votojë të mërkurën raportin për Kosovën i cili u përpilua nga Riho Terras, raportues i Parlamentit Evropian ku vendi kalkulohet me ngecje të mëdha në aspektin politikë, ekonomikë, e integrues për shkak të politikës së brishtë dhe humbjes së madhe nga kryeneçësia politike, shkruan Gazeta Metro.


Draft-raporti i AFET për Kosovën u përgatit nga raportuesi Riho Terras, ku dokumenti analizon zhvillimet politike, sundimin e ligjit, ekonominë, korrupsionin, dialogun me Serbinë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Ai vlerëson progresin e Kosovës në raport me BE-në ku përfshin kritika, rekomandime dhe vërejtje për institucionet e Kosovës si dhe propozon qëndrimin politik të Parlamentit Evropian për Kosovën.

Pas publikimit të këtij draft-raporti, i njëjti sot prezantohet në PE nga eurodeputeti Terras.

Më pas, deputetët e komitetit paraqesin amendamente (ndryshime). Komiteti AFET voton raportin, dhe raporti i miratuar shkon për votim në seancë plenare të Parlamentit Evropian Vetëm pas këtyre hapave ai bëhet rezolutë zyrtare e Parlamentit Evropian.

Si ndodhet Kosova në këtë raport?

Sipas raportit të Terras Kosova pësoi humbje të mëdha nga zgjedhjet e vazhdueshme sidomos në planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Megjithëse të tria zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë në vitin 2025  dy parlamentare dhe një lokale  u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe të rregullt, procesi normal politik u ndërpre rëndë. Si rezultat, disa reforma politike dhe ekonomike pësuan ngecje dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk mundi të zbatohej”, thuhet në raport.

Presioni për dialoguun Prishtinë – Beograd që i është bërë kryeministrit të vendit Albin Kurti si duket pas raportit që e shpërfaq si dështim, do të vazhdojë me intensitet më të lartë ku siç thuhet Komisioni Evropian, si dhe Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare duhet “patjetër të bëjnë gjithçka” për t’a arritur.

“Në thelb, dialogu ishte pothuajse i pezulluar gjatë vitit 2025. Kjo ndodhi edhe për shkak se Kosova nuk kishte një qeveri me mandat dhe autoritet, dhe negociatat në këtë formë nuk kanë perspektivë. Komisioni Evropian, si dhe Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare, duhet patjetër të bëjnë gjithçka për të siguruar që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë me energji të re. Prandaj, zgjatja e mandatit të Përfaqësuesit Special, Peter Sörensen, deri në shkurt 2028, është shumë e mirëpritur”, thuhet në këtë draft-raport.

Në lidhje me masat ndëshkuese që BE i ka vendosur Kosovës në vitin 2023, ai ka thënë se ndikuan shumë negativisht në përparimin e Kosovës drejt Evropës.

“Edhe pse masat e BE-së kanë filluar gradualisht të lehtësohen, ndikimi i tyre në shoqëri mbetet shumë shqetësues. Veçanërisht të prekura nga këto masa janë organizata të ndryshme të shoqërisë civile, pakicat kombëtare, si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat kanë marrë mbështetje të rëndësishme operative nga programet e BE-së. Masat gjithashtu mund të kenë një ndikim negativ në besueshmërinë e Bashkimit Evropian tek popullsia e Kosovës. Edhe pse mbështetja për Bashkimin Evropian ka mbetur shumë e lartë, ekziston rreziku që ajo të ulet si rezultat i këtyre masave”, thuhet më tutje në raport./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë